Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ruterët e prodhuar jashtë vendit në një “listë të zezë” për arsye sigurie kombëtare. Autoritetet amerikane i konsiderojnë ruterët si një pikë të dobët që mund të shfrytëzohet nga hakerë dhe sulme kibernetike të mbështetura nga shtete. Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka një listë të quajtur “Cover List”, ku përfshihen pajisjet që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare. Kjo do të thotë se asnjë model i ri ruteri i prodhuar jashtë SHBA nuk mund të shitet në tregun amerikan pa një përjashtim të veçantë.
Megjithatë, përdoruesit nuk duhet të shqetësohen menjëherë; masa aktualisht vlen vetëm për miratimin dhe shitjen e modeleve të reja, jo për ruterët që tashmë janë në përdorim në shtëpi. Në njoftimin zyrtar thuhet se ruterët e prodhuar jashtë vendit mund të përdoren për ndërprerje të lidhjes së rrjetit, spiunim në rrjetet lokale, vjedhje të pronës intelektuale. Autoritetet amerikane pretendojnë se disa ruterë të tillë kanë qenë të përfshirë në sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike, si komunikimet, energjia, transporti dhe furnizimi me ujë.
Ndërkaq, një Wi-Fi i ngadaltë në dhomën e hotelit mund t’ju prishë planet. Lajmi i mirë është se ka disa mënyra për të përshpejtuar internetin, pa u mbështetur vetëm në cilësinë e rrjetit të hotelit. Një nga hapat e parë që mund të provoni është ndryshimi i serverit DNS. DNS-i i parazgjedhur i hotelit mund të jetë i ngadaltë, ndaj kalimi te Google DNS ose Cloudflare shpesh sjell ngarkim më të shpejtë të faqeve dhe një lidhje më të qëndrueshme. Vlen gjithashtu të provoni rifillimin e pajisjes, pasi ruterët modernë zakonisht zgjedhin automatikisht kanale më pak të ngarkuara, gjë që mund të përmirësojë rezultatin.
Nëse dyshoni se hoteli po kufizon shpejtësinë e trafikut të internetit, një zgjidhje mund të jetë përdorimi i një shërbimi VPN. Ai krijon një lidhje të sigurt dhe të enkriptuar dhe mund të anashkalojë kufizimet e vendosura. Mund të provoni të harroni rrjetet që nuk i përdorni më ose të rivendosni plotësisht cilësimet e rrjetit në pajisje. Kjo mënyrë heq cilësimet e vjetra dhe të panevojshme, gjë që ndonjëherë përshpejton lidhjen Wi-Fi. Rekomandohet gjithashtu që para udhëtimit të përditësoni sistemin operativ dhe drejtuesit (drivers) e pajisjeve, pasi softueri i vjetëruar mund të ndikojë negativisht në shpejtësinë e lidhjes.