Për Shtetet e Bashkuara, ende ekziston mundësia e vënies së tarifave në vlerë 50 milionë dollarë, ndaj importeve kineze. Kërcënimet vijnë pavarësisht hartimit të një marrëveshjeje nga Pekini, që përfshin reduktimin e sufiçitit tregtar kundrejt Amerikës, në shumën 375 miliardë dollarë. Tregjet financiare pësojnë goditje sa herë rikthehen deklaratat për nisjen e luftës tregtare Shtetet e Bashkuara-Kinë, por ekspertët besojnë se palët do ta menaxhojnë situatën, duke iu shmangur konfliktit.