Bota

SHBA, nesër projekligji për të mos ndarë familjet e imigrantëve

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan njoftoi se të enjten do të votohet në Senat për një projekligj mbi emigracionin që parashikon zgjidhje për të mos ndarë familjet e emigrantëve të paligjshëm. Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump iu rikthye sulmeve të tij ndaj medias. Trump tha se mediat kryesore amerikane “nuk po përmendin sigurinë e vendit kur flasin për emigracionin e paligjshëm”. Sipas tij “ligjet amerikane të emigracionit janë më të dobëtat dhe më të këqijat se kudo në botë”.