Bota

SHBA refuzon projektin hekurudhor mes dy Koreve

Një projekt hekurudhor që synonte lidhjen e Koresë së Veriut me të Jugut u bllokua nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, pjesë e forcës shumëkombëshe. Veprimi thekson ndasitë mes Uashingtonit dhe Seulit mbi mënyrën sesi të përballen me Veriun e armëve bërthamore. Trupa ushtarake shumëkombëshe është një mbetje e luftës koreane të viteve 1050-’53 dhe kontrollon të gjitha lëvizjet përgjatë zonës së demilitarizuar dhe të fortifikuar rëndë, që ndan gadishullin.