Rusia dërgoi rreth 12 anije luftarake në Mesdhe, në atë që mediat në Moskë e konsideruan si “përgatitjen më të madhe detare” që prej përfshirjes në konfliktin sirian në vitin 2015. Përforcimet vijnë teksa aleati i Rusisë, presidenti sirian al-Assad besohet se po përgatit një sulm madhor në enklavën e fundit të zotëruar prej rebelëve, në provincën veriore të Idlibit.