Bota

SHBA sekuestron anijen cisternë të lidhur me Rusinë, reagon ashpër Moska!

Ministria ruse e Transportit ka konfirmuar se tankeri i naftës ‘Marinera’ është kapur nga ushtria amerikane.

Më herët të mërkurën, Komanda Evropiane e SHBA-së njoftoi se kishte marrë në zotërim anijen, e cila më parë ishte quajtur ‘Bella 1’, për shkak të dyshimeve për “shkelje të sanksioneve të SHBA-së”.

Ministria ruse e Transportit tha se në anijen cisternë hipën personel ushtarak amerikan “në det të hapur, jashtë ujërave territoriale të çdo shteti” dhe se “kontakti me anijen ishte humbur” .

“Më 24 dhjetor 2025, Marinera mori një leje të përkohshme për të valëvitur flamurin rus, të lëshuar në përputhje me ligjin rus dhe atë ndërkombëtar”, deklaroi ministria, duke shtuar se sulmi ndaj anijes erdhi në shkelje të Konventës së OKB-së për Ligjin e Detit, e cila siguron lirinë e lundrimit në ujërat ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Çfarë po ndodh në Atlantik? Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

Tanker-i aktualisht nuk transporton ngarkesë, por historikisht ka bartur naftë të rëndë venezueliane. Të martën mendohej se ndodhej në hapësirën detare mes Skocisë dhe Islandësm zonë ku moti i keq dhe distanca e madhe e bëjnë të vështirë hipjen në bord.

Muajin e kaluar, Roja Bregdetare amerikane u përpoq ta kontrollonte të njëjtën anije në Karaibe, kur ajo njihej si “Bella 1” dhe mbante flamur të Guajanës. SHBA kishin një mandat sekuestrimi, duke e akuzuar tanker-in për shkelje të sanksioneve dhe transport të naftës iraniane.

LEXO EDHE: Aksioni i SHBA-së për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela, forcat amerikane sekuestrojnë anijen e dytë brenda pak orësh