SHBA u jep fund ndihmave për refugjatët palestinezë. Departamenti Amerikan i Shtetit e përshkruan organizatën, Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuar, si “të parregullt me të meta”.“Administrata amerikane shqyrtoi me kujdes çështjen dhe nuk do të japë kontribute shtesë për këtë organizatë”, deklaroi Departamenti i Shtetit. Ndërkaq një zëdhënës i presidentit palestinez deklaroi se masa ishte një “sulm” kundër popullit të tij.