Showbiz

“She is Coming” albumi më i ri nga Miley Cyrus

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus më në fund ka publikuar albumin e saj më të ri “She is Coming” të cilën e ka paralajmëruar prej pak kohësh.

Pas një shkëputjeje të shkurtër nga muzika ajo është rikthyer fuqishëm sidomos me hitin e lançuar disa muaj më parë “Nothing Breaks Like a Heart” në bashkëpunim me Mark Ronson.

“She is Coming” është një album që ka 6 projekte muzikore dy prej të cilave janë në bashkëpunim me artistët RuPaul dhe Ghostface Killah.

Miley gjithashtu pritet të vijë me të tjera albume që gjithashtu do të kenë nga 6 këngë secila.