Kërcënimi rus ndaj komunitetit ndërkombëtar është real dhe aktiv. Paralajmërimi vjen nga kreu i Agjencisë britanike të Inteligjencës. Komentet e Jeremy Fleming vijnë pasi Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja mbështetën pretendimet e Britanisë së Madhe, sipas së cilës Rusia qëndron pas sulmit me agjentin nervor “Novichok” në Salisbury. Kremlini i ka quajtur akuzat “të papranueshme”.