Persona të panjohur dhe të maskuar dogjën gjatë natës lokalin e një prej denoncuesve të skandalit të tokave, te “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Pronari i objektit përmendet si një ndër denoncuesit e vjedhjes së tokave në bregdetin e Shëngjinit që solli arrestimin e disa zyrtarëve vendorë të Lezhës, mes të cilëve kryebashkiaku Fran Frrokaj, që po hetohet në gjendje të lirë.