Aktualitet

Shëngjin, turistët të rrezikuar nga mungesa e shpëtimtarëve dhe motorët e ujit

Një muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik në bregdetin e Shëngjinit mungojnë kufizuesit e zonës së sigurisë për pjesën e kontrollit nga rojet bregdetare dhe nga motorrat e ujit. Një vit më parë u tentua vendosja e tyre, por rezultoi jo efikase. Vendorët thonë se dallgët e detit i dëmtojnë këto kufizuese pasi ato vendosen në mënyrë amatoreske nga subjektet private, ndaj duhet gjetur një zgjidhje më efikase.