Ekspertët e astrologjisë kanë renditur shenjat e zodiakut sipas fatit, duke identifikuar se cilat janë më me fat dhe cilat më pak.
Sipas analizës, shenja më e pafat është Akrepi, i cili sundohet nga Plutoni dhe lidhet me sfida dhe mësime traumatike, megjithatë posedon aftësinë për të kthyer vështirësitë në përvojë dhe forcë.
Nga ana tjetër, shenja më me fat konsiderohet Shigjetari, i sunduar nga Jupiteri, planeti i fatit, bujarisë dhe bollëkut. Shigjetarët karakterizohen nga kurioziteti, optimizmi dhe aftësia për të parë anën pozitive të çdo situate, duke i bërë ata të shijojnë një jetë të pasur me përvoja dhe aventura.
Shenjat e tjera të zodiakut, të renditura nga më me fat tek më pak fat, janë: Bricjapi, Luani, Demi, Peshqit, Peshorja, Ujori, Dashi, Binjakët, Virgjëresha dhe Gaforrja.
Astrologët theksojnë se edhe nëse i përkasim shenjave më pak me fat, ndryshimi i disa modele sjelljeje mund të ndikojë pozitivisht në fatin tonë.