Horoskopi Lifestyle

Shenjat që bien më shpejt në dashuri? Studimi zbulon pse disa njerëz nuk i rezistojnë dot romancës…

Një studim i ri mbi marrëdhëniet romantike ka zbuluar se disa tipare të personalitetit lidhen me prirjen për t’u dashuruar më shpejt se të tjerët.

Sipas studiuesve, personat që janë më emocionalë, spontanë dhe të hapur ndaj eksperiencave të reja kanë më shumë gjasa të krijojnë lidhje të forta emocionale brenda një kohe të shkurtër.

Kjo ka bërë që ekspertët e astrologjisë të krahasojnë këto tipare me disa shenja të horoskopit që tradicionalisht konsiderohen më romantiket.

Në krye të listës përmenden Peshqit, Gaforrja dhe Peshorja, të cilat njihen për ndjeshmërinë dhe dëshirën për lidhje të thella emocionale.

Psikologët theksojnë se dashuria me shikim të parë nuk është vetëm një mit romantik. Truri mund të krijojë ndjenja të forta të afërsisë brenda pak minutash, sidomos kur ekziston tërheqje fizike dhe përputhje emocionale.

Ekspertët shtojnë se personat që dashurohen shpejt nuk janë domosdoshmërisht më naivë, por kanë tendencë të investojnë më shumë emocionalisht që në fillim të një marrëdhënieje.