Një sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas policisë disa persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të lokalit, dhe njëri prej tyre ka pasur pasur armë zjarri me vete.
Gjatë konfliktit 25-vjeçari ka marrë armën e zjarrit nga shoku i tij, shtetasi 19 vjeç dhe më pas ka qëlluar në ajër. Të rinjtë janë arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.