Bota

Sherr në një burg në Itali, të përfshirë edhe të burgosur shqiptarë

Një sherr masiv u regjistrua në një burg të Firenzes në Itali, ku u përfshinë të burgosur shqiptarë e afrikanë. 40 të burgosur janë përplasur fizikisht, ndërsa ndodheshin në orën e ajrimit në një fushë sportive në ambjentet e burgut. Disa prej të dënuarve të përfshirë në konflikt u dërguan në spital si pasojë e plagëve të marra.