Sheshi Skënderbej u shpall hapësira më e mirë publike për vitin 2018. Ky vlerësim u dha sot në Barcelonë, ku u nda çmimi europian për hapësirën me të mirë publike në Europë. Mësohet se në konkurrim morën pjesë 280 projekte, nga 32 shtete Europiane, ndërsa ‘Sheshi Skenderbej’ u përzgjodh mes 25 projekteve finaliste. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte ai që tërhoqi çmimin.