Dhjetori do t’u sjellë të gjithë astronomëve profesionistë dhe atyre amatorë një shfaqje të paharrueshme në qiell, me një ngjarje me ndikim të jashtëzakonshëm vizual: Hënën Super të Ftohtë. Kjo Hënë e plotë jo vetëm që do të jetë e fundit e vitit 2025, por do të jetë edhe e pamohueshme pasi është Super Hëna e fundit, para një pritjeje të gjatë. Kulmi i fenomenit pritet natën e datës 5.
Emri Hëna e Ftohtë vjen nga traditat e amerikanëve vendas dhe shënon fillimin e të ftohtit të ashpër e ngricave të dimrit. Kjo Hënë e plotë njihet si “Hëna e Natës së Gjatë” sepse është më afër solsticit dimëror (i cili këtë vit do të bjerë më 21 dhjetor në orën 16:04, duke shënuar ditën me natën më të gjatë të vitit) dhe ndriçon serinë më të gjatë të netëve të vitit.
Prandaj është Superhëna e fundit e vitit, një fenomen në të cilin Hëna e Plotë duket afërsisht 8% më e madhe dhe 15% më e vogël se një hënë e plotë normale, pasi është në perigje, pika e saj më e afërt me Tokën. Në kohën e fazës së saj të plotë, ora 12:14 e mëngjesit sipas asaj shqiptare, hëna do të jetë në yjësinë Demi. Dhe një spektakël i këtij intensiteti nuk do të përsëritet deri në nëntor 2026.
Këtë herë, Hëna do të jetë edhe më e afërt me Tokën se zakonisht. Ajo do të kalojë rreth 357 mijë kilometra larg nesh, duke e bërë të duket pak më e madhe dhe më e shndritshme se një hënë e plotë normale, edhe pse ndryshimi nuk dallohet shumë me sy të lirë.
Në qiell, pranë Hënës do të shihen edhe Jupiteri, grupi i yjeve të Plejadave e ylli i fuqishëm, Aldebaran. Ndërkohë, më 14 dhjetor, pritet të shfaqen yjet që bien të Geminidave, një nga shfaqjet më të bukura të “yjeve që bien”, gjatë vitit.
Rreth datës 19 dhjetor, do të afrohet edhe kometa 3I/Atlas, e cila mund të dallohet me një dylbi të mirë në agim ose në mbrëmje, pasi nuk do t’i afrohet shumë Tokës. Pas kësaj, ajo do të largohet përgjithmonë.