Piktura “Christ of Sorrows” e Sandro Botticelli-t u shit në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s për 45.4 milionë dollarë, përfshirë tarifat e ankandit. Piktura në dru, e cila kishte një garanci prej 40 milionë dollarësh, u shit me një surprizë. Ekzaminimi i pikturës, poshtë imazhit të Jezusit, çoi në zbulimin me simbolet e pasionit të Shën Marisë me Fëmijën.
Kjo është piktura e dytë Botticelli-t që shitet në ankand brenda një viti. Sërish në Sotheby’s janarin e kaluar një koleksionisti anonim aziatik iu shit “Portreti i një zotërie me Tondo” për mbi 92 milionë dollarë. “The Man of Sorrows” kishte mbetur në duar private që nga shekulli i 19-të kur u regjistrua në koleksionin e Adelaide Kemble Sartoris, një këngëtare e njohur angleze e Operës.

Stërmbesa e Adelaide, Lady Cunynghame, e shiti atë në ankand në vitin 1963 për 10 mijë paund dhe që atëherë ajo ka mbetur në koleksionet e pronarëve aktualë që e kanë huazuar vetëm një herë, për ekspozitën Botticelli në Frankfurt në vitet 2009-2010. Pas shitjes, piktura është rezervuar për një ekspozitë Botticelli në Minneapolis së bashku me vepra të tjera të artistit nga Uffizi.
Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se një pikturë abstrakte e realizuar nga një derr është shitur me çmimin prej 26,572 dollarësh. Mediat e huaja bënë me dije se piktuara me emrin “Wild and Free”, u ble disa orë pasi doli në shitje. Pronarja e pikturës tashmë është një gjermane e identifikuar si Peter Esser. Shitja e pikturës së bërë nga derri e theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti të një kafshe, të vendosur nga shimpanze Congo më 2005, kur çmimi ishte 14.000 funte.