Botë e Çuditshme Design

Edhe derri di të pikturojë, madje aq mirë sa vepra është shitur me çmimin rekord!

Një pikturë abstrakte e realizuar nga një derr është shitur me çmimin prej 26,572 dollarësh. Mediat e huaja bëjnë me dije se piktuara me emrin “Wild and Free”, u ble disa orë pasi doli në shitje. Pronarja e pikturës tashmë është një gjermane e identifikuar si Peter Esser. Shitja e pikturës së bërë nga derri e theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti të një kafshe, të vendosur nga shimpanze Congo më 2005, kur çmimi ishte 14.000 funte.

Derri me emrin Pigkasso, ishte shpëtuar pak kohë para therjes dhe ai tashmë ka sjellë një vepër me një çmim marramendës.  Derri krijoi veprën e artit në pak javë me bojëra akrilike në blu, jeshile dhe të bardhë.

Pronari i saj Joan Lefson pretendon se ai thjesht donte t’i tregonte botës për talentin e saj të preferuar.

Doja që Pigkasso të krijonte diçka që nuk e kisha bërë kurrë më parë. Një kanavacë e madhe, tepër e madhe që mund të sfidojë vlerën e brendshme të një vepre arti të krijuar nga kafshët.