Shitjet në mbarë botën të automjeteve elektrike me bateri (BEV) u rritën vitin e kaluar në 10.4 milionë, rreth 14% më shumë se një vit më parë, sipas një studimi nga konsulentët e menaxhimit PwC. Në 21 tregjet e ekzaminuara nga PwC, Kina dominoi me gati dy të tretat e vëllimit, konkretisht 6.7 milionë BEV. Ajo gjithashtu kryeson në rritje me mbi 20%, dukshëm mbi mesataren bazuar në shifrat e rishikuara të vitit të kaluar.
SHBA-ja pasoi me 1.2 milionë shitje dhe një rritje prej 7.4%, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 382,000 shitje BEV, një rritje prej 21% nga viti i kaluar. Gjermania ra në vendin e katërt pas një “kolapsi” prej 27% në tregun e saj të makinave elektrike në 381,000 makina pas heqjes së primeve të blerjes vitin e kaluar. Shitjet ranë edhe në tregje të tjera evropiane si Franca, Austria, Italia, Zvicra dhe Suedia, por rëniet ishin më të buta dhe me një bazë më të ulët se në Gjermani.
Tom Maoli, pronar i një përfaqësie makinasg të reja dhe të përdorura në New Jersey, tha se shoferët mund të shohin një rritje të madhe të çmimeve nëse presidenti Donald Trump ndjek kërcënimin e tij për të vendosur tarifa 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë. “Çdo tregtar do të rrisë çmimet e makinave. Pjesë vijnë nga e gjithë bota”-tha ai. Çmimi mesatar i një automjeti të ri pasagjerësh në SHBA në dhjetor ishte 49,740 dollarë, sipas Kelly Blue Blook.
Ndërsa Maoli spekulon se nëse zbatohen tarifat, çmimet për makinat e reja mund të rriten diku nga 5% në deri në 15%. Me çmime më të larta për makinat e reja, çmimet për automjetet e përdorura do të rriteshin gjithashtu për shkak të rritjes së kërkesës. Bëhet e ditur se disa nga markat më të mëdha të makinave, duke përfshirë Ford, General Motors dhe Stellantis, kanë fabrika në Meksikë dhe Kanada. Sipas Maoli, më shumë se gjysma e pjesëve të tilla si bateritë dhe komponentët motorikë për makinat e montuara në fabrikat e prodhimit në SHBA janë me burim diku tjetër dhe gjithashtu mund të goditen me tarifa, veçanërisht me presidentin që propozon tarifa të reja edhe për Kinën.