Celebrities Film & Tv Gossip

Shkak thyerja e rregullave/ Nominimi i dytë brenda natës, banori që lë shtëpinë e Big Brother VIP është…

Seno është banori që lë shtëpinë e Big Brother VIP 5 në nominimin e dytë të hapur brenda natës. Në një nominim të hapur brenda natës së sotme, kjo për shkak të thyerjes së rregullave, Seno ishte ai që u votua nga publiku për të dalë përballë Kristit dhe Keijsit. Debatet e para nisën mes Kristit dhe Keijsit, pas hyrjes së këtij të fundit në shtëpi, ku u përdor një gjuhë bullizuese dhe lagie me birrë. Pjesë e përplasjes u bë edhe Seno, i cili, në debat e sipër, zgjodhi të shtynte Kristin, kur ky i fundit po lagte shtretërit e banorëve. Seno ishte një nga banorët që u fut që në fillim në shtëpi, por rrugëtimi i tij u mbyll këtu.