Debate në Gjermani pas vrasjes së një 14-vjeçareje nga një emigrant irakian. Mediat raportojnë sesi refugjatët i shkelin ligjet vendase, ndërsa politika vështron e painteresuar. Institucionet nga ana tjetër akuzohen për dështim, pasi irakiani i dyshuar për përdhunimin e më pas vrasjen e Susanna Maria Feldmann, arriti të largohej me gjithë familjen. 20-vjeçari me precedente penale, kishte mbërritur në Gjermani në 2015-ten dhe një vit më vonë, i ishte mohuar azili.