E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte mjekja Dr. Edlira Rehovica nga Spitali Hygeia Tiranë. Lidhur me moshën e prekur nga kanceri i gjirit, ajo u shpreh:
Vëmë re uljen e ndjeshme të moshës që preket. Mosha më e re ka qenë 22 vjeç. Ekot e gjirit rekomandohen nga mosha 20 vjeç e sa të kemi jetën.
Nëse kapet në kohë ia dilet. Ekot e gjirit janë pa dhimbje, mund t’i bëjë kushdo, gratë me gjidhënie, gratë shtatzëna.
Cilat janë shenjat kryesore?
Shenja kryesore është prekja e një masë të padhimbshme. Tjetër ankesë mund të jenë sekrecione nga koka e gjirit, deformime të kokës së gjirit, futja brenda, masa në sqetull, bërja e lëkurës portokalli, skuqje lokale të gjirit.
Por cilat mund të jenë shkaqet?
Shumëfishim jashtë normës i qelizave të gjirit dhe krijojnë masa tumoriale. Multifaktoriale, mund të jenë të brendshëm, faktor gjenetik, ka një gen të caktuar një mutacion të caktuar, mund të ketë sëmundje të tjera. Faktorët e jashtëm jeta sedentare, duhani, alkooli, kequshqyerja.