Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, reagoi pas shkarkimit të kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda Besim Hajdarmataj. Kryemadhi thotë se, largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë. LSI paralajmëroi prokuroren e përgjithshme Arta Marku që të mos guxojë të hedhë hapa për të fshehur gjurmët e krimit.