Aktualitet

Shkarkimi i Lulos nga Kushtetuesja, përcaktohet trupi gjykues që do shqyrtojë ankimimin

Përcaktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Shorti ka përzgjedhur si kryesues të trupës gjykuese prej 5 anëtarësh Luan Dacin, si relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë, Albana Shtyllën, Ardian Hajdarin dhe Sokol Çomon. Fatos Lulo kërkon prishjen e vendimit të datës 23 mars të këtij viti, pasi konsiderohet i pa mbështetur në prova. Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij.