Bota

Shkatërrohet banda shqiptare në Gjermani, sekuestrohen 105 kg marijuanë

Një sasi prej 105 kg marijuanë u sekuestrua nga policia gjermane në Drezden dhe në Hanover duke çuar në pranga 6 shqiptarë të moshave nga 19 deri në 32 vjeç. Gazeta gjermane “Bild” shkruan se droga kapte shifrën e 900 mijë eurove në tregun me pakicë. “Bild” shkruan se droga ishte e vendosur në kuti të mëdha kartoni në apartamentin e njërit prej tyre, ndërsa nuk ishin menduar shumë për ta fshehur atë.