Nominimet për Actor Awards 2026, më parë të njohura si SAG Awards, janë shpallur dhe kanë ndezur menjëherë diskutimet në Hollywood dhe në rrjetet sociale.
Aktorja e “Abbott Elementary”, Janelle James, dhe ylli i “Heated Rivalry”, Connor Storrie, prezantuan listën e këtij viti të mërkurën përmes kanalit zyrtar të Netflix në YouTube, pas një hyrjeje nga presidenti i SAG-AFTRA, Sean Astin.
Ky është viti i parë që ceremonia mban emrin “Actor Awards”, një ndryshim i bërë për të lidhur më ngushtë çmimin me statujën ikonike dhe për të theksuar rolin e sindikatës së aktorëve që qëndron pas saj.
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, të dielën më 1 mars në orën 20:00, ndërsa emri i moderatori të mbetet surprizë.
Gjatë ceremonisë, legjenda Harrison Ford do të nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore”, duke u njohur si një nga figurat më ikonike të aktrimit në Hollywood.
Nominimet kryesore për Film:
Aktori më i mirë në rol kryesor:
Timothée Chalamet (Marty Supreme), Leonardo DiCaprio (One Battle After Another), Ethan Hawke (Blue Moon), Michael B. Jordan (Sinners), Jesse Plemons (Bugonia).
Aktorja më e mirë në rol kryesor:
Jessie Buckley (Hamnet), Rose Byrne (If I Had Legs I’d Kick You), Kate Hudson (Song Sung Blue), Chase Infiniti (One Battle After Another), Emma Stone (Bugonia).
Kasti më i mirë në film:
Frankenstein, Hamnet, Marty Supreme, One Battle After Another, Sinners.
Nominimet kryesore për Televizion:
Aktori më i mirë në serial dramatik:
Sterling K. Brown (Paradise), Billy Crudup (The Morning Show), Walton Goggins (The White Lotus), Gary Oldman (Slow Horses), Noah Wyle (The Pitt).
Aktorja më e mirë në serial dramatik:
Britt Lower (Severance), Parker Posey (The White Lotus), Keri Russell (The Diplomat), Rhea Seehorn (Pluribus), Aimee Lou Wood (The White Lotus).
Ansambli më i mirë në serial komedi:
Abbott Elementary, The Bear, Hacks, Only Murders in the Building, The Studio
Performancat më të mira për Stunt:
Film: F1, Frankenstein, Mission: Impossible – The Final Reckoning, One Battle After Another, Sinners
Serial:
Andor, The Last of Us, Stranger Things, Squid Game, Landman
Nominimet kanë nxitur menjëherë spekulime dhe parashikime në rrjetet sociale, ndërsa fansat po debatohen për favoritët e tyre dhe surprizat e mundshme.
Ky edicion i Actor Awards pritet të jetë një nga më emocionuesit e viteve të fundit, me yje të mëdhenj dhe performanca që nuk duhet humbur!