Gjashtëmbëdhjetë skuadra kanë mësuar fatin e tyre në Ligën e Konferencës. Çelsit i duhet të kalojë Kopenhagenin në fazën e 1/8-ave, teksa më pas e ka rrugën e shtruar drejt finales.
Real Betis dhe Fiorentina që shikohen po ashtu si pretendentë, mund të përballen në gjysmëfinale.
SHORTI I FAZËS 1/8
Jagellonia – Sërkëll Bryzh
Molde – Legia Varshavë
Çelje – Lugano
Pafos – Djurgarden
Panathinaikos – Fiorentina
Borak – Rapid Vjenë
Real Betis – Vitoria Guimaresh
Kopenhagen – Çelsi
RRUGËTIMI I PLOTË DREJT FINALES
Gjysmëfinalja e parë del nga fituesit e:
Çerekfinale: Fituesi i Real Betis – Vitoria Guimaresh me fituesin e Jagellonia – Sërkëll Bryzh
Çerekfinale: Fituesi i Çelje – Lugano me fituesin e Panathinaikos – Fiorentina
Gjysmëfinalja e dytë del nga fituesit e:
Çerekfinale: Fituesi i Kopenhagen – Çelsi me fituesin e Molde – Legia Varshavë
Çerekfinale: Fituesi i Pafos – Djurgarden me fituesin e Borak – Rapid Vjenë
DATAT
Raundi 1/8: 6 dhe 13 mars
Çerekfinalet: 10 dhe 17 prill
Gjysmëfinalet: 1 dhe 8 maj
Finalja: 21 maj
UEFA Europa Conference League përcillet ekskluzivisht në Digitalb.