Sport

LIGA E EUROPËS/ Rruga drejt finales! Nedim Bajrami sfidon Fenerbahçen e Murinjos, përballje interesante për Junajtid, Romën dhe Ajaksin

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i Ligës së Europës ku 16 skuadrat më të mira të turneut njohën fatin e tyre drejt finales.

Faza e 1/8-ave rezervoi përballje interesante. Ajaksi u vendos përballë  Frankfurtit, Mançester Junajtid sfidon Sociedadin, ndërsa Roma ndeshet me Bilbaon.

Po ashtu të gjitha skuadrat janë njohur me rrugën drejt finales, pra nëse kalojnë turin e ardhshëm me kë do të luajnë në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

SHORTI I FAZËS 1/8

Bodo/Glimt – Olimpiakos

Fenerbahçe – Rejnxhërs

Ajaks – Frankfurt

FCSB – Lion

AZ Alkmar – Totenhem

Real Sociedad – Mançester Junajtid

Lacio – Viktoria Plzen

Atletik Bilbao – Roma

LEXO EDHE: Trajneri i Barcelonës “thumbon” madrilenët për arbitrat dhe komenton shortin: Qëllimi është finalja, kundër Realit jemi të pandalshëm

RRUGËTIMI I PLOTË DREJT FINALES

Gjysmëfinalja e parë me fituesit e dy çerekfinaleve

Çerefkinale: Fituesi i AZ Alkmar – Totenhem me fituesin e Ajaks – Frankfurt

Çerekfinale: Fituesi i Bodo/Glimt – Olimpiakos me fituesin e Viktoria Plzen – Lacio

Gjysmëfinalja e dytë me fituesit e dy çerekfinale

Çerekfinale: Fituesi i Fenerbahçe – Rejnxhërs me fituesin e Roma – Atletiko Bilbao

Çerekfinale: Fituesi i FCSB – Lion me fituesin e Real Sociedad – Mançester Junajtid

DATAT
Raundi i 16-të: 6 dhe 13 mars
Çerekfinalet: 10 dhe 17 prill
Gjysmëfinalet: 1 dhe 8 maj
Finalja: 21 maj (Bilbao)

UEFA Europa League përcillet ekskluzivisht në Digitalb.