Politikë

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të “Mundësisë”, përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve!

Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 3 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme.

Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë.

Mbi këtë rast u lajmërua Ilirjan Celibashi, ndërkohë që Agron Shehaj ndodhet në KZAZ.

Kjo është kundërshtuar nga vëzhguesit e Partisë Mundësia dhe me kërkesë të KZAZ 40 ka ndërhyrë policia.

Policia u ka kërkuar vëzhguesve të dalin jashtë, pasi sipas KZAZ po prishin procesin.