Bota

Shpërthen autoboti me benzinë në Nigeri, 9 viktima

Një autobot me benzinë shpërtheu në flakë në Lagos, qytetin më të madh të Nigerisë. Të paktën 9 persona humbën jetën dhe disa u plagosën pasi 5 autobusë u përfshinë nga zjarri, për shkak se karburanti u derdh në autostradë. Shkak për aksidentin u bë mosfunksionimi i frenave të autobotit. Shpërthimet nga karburantet janë të zakonshme në Nigeri, prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë.