Health & Beauty Lifestyle

Shpërthen dog wellness/ Në Nju Jork, në 1,000 dollarë për të larë një qen!

Në Shtetet e Bashkuara, biznesi i kujdesit për kafshët shtëpiake po lulëzon. Sipas New York Times-it, në Manhattan, një seancë kujdesi për qentë mund të kushtojë deri në një mijë dollarë dhe mirëqenia e qenit tuaj është thelbësore e tani trajtohet në çdo mënyrë si ajo e një qenieje njerëzore.

Ai që dikur konsiderohej thjesht një trajtim higjienik e që synonte pastërtinë, tani i ka tejkaluar kufijtë e mirëqenies, duke u bërë edhe një trajtim kundër plakjes.

Për më tepër, ndërsa shumë amerikanë ndihen gjithnjë e më të vetmuar dhe të izoluar e kanë tendencë të kërkojnë ngushëllim te kafshët e tyre shtëpiake dhe t’i konsiderojnë anëtarë të vërtetë të familjes, duke mos kursyer asnjë shpenzim kur bëhet fjalë për mirëqenien e tyre fizike e mendore.

Sipas një raporti të publikuar nga Future Market Insights, një firmë kërkimore e marketingut, industria e kujdesit për kafshët shtëpiake do të arrijë në 19.5 miliardë dollarë këtë vit dhe gati 50 miliardë dollarë deri më 2036-ën.

Kompanitë dhe investitorët nuk po rrinë duarkryq. Vitin e kaluar, Jane Lauder, trashëgimtare e Estée Lauder Companies, braktisi botën e parfumeve dhe kozmetikës e lançoi Taw Ventures. Një fond sipërmarrës, emri i të cilit është një akronim për Thaddeus Alistair Warsh, qeni i saj i goldendoodle (një kryqëzim Golden Retriever-Pudel), qëllimi i të cilit është të përqendrohet në mirëqenien dhe jetëgjatësinë e kafshëve shtëpiake.

Megjithatë, jo të gjithë mund të përballojnë shpenzime kaq të çmendura për qenin e tyre. Ndërsa disa janë drejtuar në teknikat e kujdesit DIY, të tjerë kanë guxuar përtej Shteteve të Bashkuara.

Siç raportohet nga New York Times, një grua, Nicole Eaton, ndërsa ishte me pushime në Serbi, shpenzoi vetëm 20 dollarë për kujdesin e qenit e 100 dollarë për një pastrim dhëmbësh me anestezi. Në Tijuana, Meksikë, kostoja mesatare për një trajtim të plotë kujdesi është 40 dollarë.