Qeveria shqiptare dhe ajo e Britanisë së Madhe nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi. Ky memorandum synon përmirësimin e drejtësisë penale, përmes shkëmbimit të informacionit mbi të dhënat kriminale. Memorandumi u firmos nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Duncan Norman.