Pritjes për të parë një ndeshje në “Arena Kombëtare” po i vjen fundi. Në 11 qershor, Shqipëri–Moldavi, takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Europianit 2020”, do të luhet në stadiumin që të gjithë presim. SuperSport meson se FSHF i është përgjigjur duke i dhënë emrin e stadiumit të ri, kërkesës së UEFA-s, që kërkon paraprakisht vendzhvillimin e ndeshjeve të eliminatoreve për të programuar gjithçka në avancë. Megjithatë pritet një konfirmim zyrtar.