Sport

Shqipëri-Serbi, sonte “beteja” e ndeshjes që transmetohet në Digitalb!

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është gati për sfidën me Serbinë, sonte në orën 20:45 minuta në “Arena Kombëtare” dhe në transmetim live në Digitalb. Duke mbyllur përgatitjet e fundit, ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar te goditjet standarde e të tjera aspekte teknike të lojës. Grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale për ndeshjen e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

Tekniku brazilian nuk i frikësohet Serbisë

Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është një skuadër e fortë. Por edhe ne kemi lojtarë të fortë. Brojën, Manajn, Uzunin, Nedim Bajramin, për të cilët jam shumë krenar. Presim një ndeshje shumë të bukur. Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren. Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët e shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur. Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata.

Nesër (07.06) do t’ju bëj me dije formacionin. Gjatë Andorrës kemi bërë ndryshime që rezultuan për mirë, por kjo është skuadër tjetër. Nesër (07.06) e kam në mendjen 11-shen, por pritet të shohim si do të vendosim.

Nuk kemi gjë për të fshehur. Ata kanë parë ndeshjet tona të fundit dhe ne i kemi analizuar. Nuk mendoj se kanë kapur ndonjë element, shumica e gjërave nga aspekti strategjik bëhen në stërvitje. Të dyja kampet kanë lojtarë shumë të njohur në nivel botëror.

Eshtë një ndeshje ndryshe. Gjithmonë do të jetë ndryshe nga të dyja kampet, por shpresoj që t’ju dhurojmë një ndeshje të bukur në aspektin sportiv, 90 minuta të bukura për t’i shijuar. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë e po ashtu edhe trajnerë, mund ta fus edhe veten këtu. Unë uroj që ta shijojmë, po ashtu edhe 22 mijë tifozët në stadium.

Kam dëgjuar që pati mbi 800 mijë kërkesa e janë me fat ata që janë nesër (07.06) në stadium. Unë madje do të sillja edhe babin tim nga Brazili për ta parë ndeshjen, por ishte një rrugë shumë e gjatë. Të gjithë lojtarët janë gati dhe shpresoj që të shijojmë një ndeshje të bukur.