Shqipëria dhe Britania do të këmbejnë në kohë rekord informacionet për rekordet kriminale. Kjo falë një memorandumi të firmosur sot mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike, nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ai i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman. Marrëveshja synon përmirësimin e drejtësisë penale, duke hetuar dhe parandaluar veprimtaritë antiligjore në territoret e të dyja vendeve.