“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike”. Ndërsa publikoi raportin e Indeksit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave e strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit e reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.
Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index). Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.