Aktualitet

Kujdes, sot dhe nesër ditët më të nxehta të kesaj vere!

Shqipëria do të përfshihet sërish nga një valë e fortë e të nxehtit afrikan, e cila do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditëve në vijim.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, temperaturat do të nisin të rriten që nga e enjtje dhe e premtja pritet të jenë dy ditët më të nxehta të kësaj vere deri më tani.

Në qytetet si Shkodra, Tirana, Fieri, Berati dhe Elbasani, termometri do të shënojë 39-40 gradë Celsius. Ndërkohë, në disa zona të qarqeve të Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit temperaturat mund të arrijnë deri në 41°C. Vlera të ngjashme nuk përjashtohen edhe në Gjirokastër.

Meteorologët parashikojnë se vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet nga dita e diel, kur pritet një rënie graduale e temperaturave.