Aktualitet

Shqipëria e ndarë mes kthjellimeve dhe shirave, parashikimi i motit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, si edhe me shi e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, sidomos përgjatë relieveve malore. Pas orëve të mëngjesit ka shpërbërje graduale të tyre.

Në orët e para, vranësirat në relievet malore në lindje u pasuan nga reshje shiu me intensitet të ulët. Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 7 m/sek. Hera-herës, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, fiton shpejtësi deri 12 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon është i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/19
Diell re

Kukës
4/10
Diell re

Lezhë
10/17
Diell re

Dibër
2/11
Diell re shi

Durrës
8/17
Diell re

Tiranë
8/18
Diell re

Elbasan
7/18
Diell re shi

Berat
5/17
Diell re

Vlorë
7/17
Diell re shi

Korçë
4/12
Diell re shi

Gjirokastër
2/18
Diell re shi

Sarandë
4/18
Diell re shi