Aktualitet

Shqipëria me plazhet më të ndotura në Europë

Studimi i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit i rendit plazhet shqiptare ndër të fundit në Europë për nga cilësia e ujit. Për 2017-tën, vlerësimi “shkëlqyeshëm” i jepet më shumë se gjysmës së plazheve tona, por me ujë të një cilësie të padiskutueshme. Me të kuqe në hartë janë disa zona në Durrës, Vlorë e Sarandë. Sipas  renditjes, Shqipëria arrin të lërë pas vetëm Rumaninë dhe Bullgarinë. Ndër më të mirët janë Malta, Qiproja e Greqia.