Shqipëria U21 do të luajë sot një ndeshje miqësore kundër San Marinos U21, sfidë kjo e parashikuar të luhet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 17:00.
Për Bushin, ky është një test i rëndësishëm para Europianit 2027, ku pavarësisht faktit se kundërshtari është i një niveli shumë të dobët, i jep mundësinë që të provojë lojtarë të rinj.
Nëpërmjet këtyre testeve, stafi teknik synon që të ketë një grup me kualitet për Europianin që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.
Ditën e djeshme, ekipi ka mbyllur përgatitjet në Durrës, ndërkohë që sot zbret në fushë për miqësoren e vetme të këtij muaji. Pak javë më parë, kuqezinjtë luajtën edhe ndaj Gjermanisë U21 dhe Zvicrës U21.