Bota

Shtëpia e Bardhë: Gina Haspel, kandidatja më e mirë për të drejtuar CIA-n

Shtëpia e Bardhë i del në mbrojtje shefes në detyrë të CIA-s, Gina Haspel, të cilën e konsideron si njeriun e duhur për këtë post. Në Senatin Amerikan sot zhvillohet seanca dëgjimore për miratimin e kandidaturës së Haspelit, e kritikuar për përfshirje në metodat e ashpra të marrjes në pyetje të të akuzuarve për terrorizëm. Madje për shkak të rezervave ndaj saj, 61-vjeçarja po shqyrtonte tërheqjen, por Administrata Trump e përkrah.