Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert. Plot 17 banorë janë në shtëpi dhe tashmë janë në garë për të fituar Çmimin e Madh, duke nisur një rrugëtim që pritet të jetë i mbushur me emocione, sfida dhe përballje. Në ditën e 14 agravon situata. Një letër e pazakontë pritet të mbërrijë në shtëpi. Një ambient i pazbuluar dhe disa hyrje të reja që do të trondisin banorët. Për të zbuluar këto dhe shumë të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.