Aktualitet

Shtetasi amerikan vrau bashkëjetuesen në Shkodër, njoftimi zyrtar i policisë!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Shkodër ku një shtetas amerikan dyshohet se në gjendje të dehur, qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen. Krimi ndodhi në një banesë të marrë me qira, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S.S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.