Bota

Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë Iranin

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se nuk do ta lejojnë Iranin të zhvillojë armë bërthamore, pasi Republika Islamike tha se planifikon të rrisë kapacitetin e pasurimit të uraniumit. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, shkruan në rrjetet sociale se “Irani është i vetëdijshëm për vendosmërinë e Uashingtonit”. Teherani e bëri kërcënimin nëse dështon Marrëveshja Bërthamore e vitit 2015.