Bota

Shtohet numri i britanikëve që kërkojnë shtetësi në vendet e BE-së

Një raportim i fundit i BBC-së tregon se që pas referendumit për “Brexit”-in, është shënuar rritje e ndjeshme e kërkesave të britanikëve për pasaporta të vendeve të tjera të BE-së. Shtetësia më e kërkuar rezulton ajo gjermane. Rritja supozohet të jetë rezultat i britanikëve që arrijnë të përmbushin kriteret e nevojshme për të ruajtur të drejtat ligjore që i gëzojnë nga anëtarësimi në Bashkimi Europian. Shifrat e 2017-ës janë thuajse 7-fishi i niveleve të 2015-ës.