Reagon opozita, pas shtyrjes së vendimit me 1 vit nga shtetet e BE , për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideroi dështim për negociatat vendimin e marrë sot nga Bashkimi Evropian. Ai thotë se nuk u miratua asnjë çelje negociatash as me kusht. Ndërkaq edhe Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha Rama është i vetmi fajtor që e la Shqipërinë jashtë Europës.