Aktualitet

Gjyqi Veliaj, gjobitet avokati Ndreca/Seanca më 15 shtator!

Sot në Gjykatën e Posaçme, Erion Veliaj kërkoi të mbrohet nga avokati Plarent Ndreca, i cili kërkoi shtyrje për shkak të pranisë në një proces civil në Gjykatën e Tiranës. Prokurori i SPAK-ut, Ols Dado foli për pengesë nga mungesa e Ndrecës e kërkoi që mbrojtja të gjobitet, gjykata të shtynte seancën e të caktohej avokat kryesisht.

Pretendimi i akuzës u pranua dhe Ndreca u gjobit me 50 mijë lekë, për mungesë të pajustifikuar. Gjithashtu, Veliajt iu caktua avokate kryesisht Valentina Teodoresku, për të mos shtyrë proceset, ndërsa u pezulluan edhe afatet e paraburgimit.

Ashtu si herën e kaluar, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, as sot nuk u paraqit në gjykatë. Dy avokatët e saj, Gurali Brahimllari e Maksim Haxhia dorëzuan një raport mjekësor që vërteton se Xoxa është në të njëjtat kushte shëndetësore pas lindjes me operacion dhe nuk ka mundësi të paraqitet. Seanca u shty për më 15 shtator.