Aktualitet

Shtyrja e negociatave, Vlahutin jep vlerësimin e saj

Një ditë pas shtyrjes me një vit të vendimit për negociatat e anëtarësimit europian të Shqipërisë, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, jep vlerësimin e saj. “Nuk mund të flas për diçka, një vit më herët, por ky është kalendar i qartë. Në botën e BE-së, kjo tregon se ka një angazhim për këtë datë. Jemi të kënaqur se na jep mundësi të lëvizim me ritëm më të shpejtë e të nisim përgatitjet”, – tha Vlahutin.