Bota

Shuhet në moshën 18-vjeçare aktori i “Fear The Walking Dead”, Tyler Sanders!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare aktori i filmit “Fear The Walking Dead”, Tyler Sanders. Nuk dihet edhe shkaku i vdekjes së tij. Tyler Sanders, e filloi karrierën në “9-1-1 Lone Star” dhe ka luajtur së bashku me Rob Lowe, Sierra Aylina McClain, Jim Parrack dhe aktorë të tjerë.

Burime nga forcat e rendit kanë thënë për ‘TMZ’ se kanë marrë një telefonatë nga një burrë që mezi po merrte frymë. Kur arritën në adresën ku telefonuan, e gjetën Tylerin të vdekur. Në këtë pikë, nuk ka dyshime për lojëra të pahijshme dhe as rrethana të dyshimta që mund të kenë shkaktuar vdekjen e aktorit.

Ata do të bëjnë një autopsi në ditët në vijim dhe me gjasa do të vijë edhe një deklaratë nga familja. I ndjeri ishte i pasionuar pas sfidave, e donte aktrimin dhe kishte një të ardhme të ndritur përpara. Ai ishte një nxënës i shkëlqyer, studionte me pasion aktrimin dhe i pëlqente gjithashtu edhe komedia.

Tyler filloi të aktrojë kur ishte 10 vjeç dhe madje mori një nominim për ‘Emmy’ për pjesëmarrjen e tij si Leo në shfaqjen “Just Add Magic: Mystery City” në Amazon Prime. Ai gjithashtu mori pjesë në filma të shkurtër dhe serialin “The Rookie”.